'Vaksina anti-COVID në Serbi brenda 2-3 ditësh', Vuçiq: BE nuk mund ta ndalojë, presim edhe vaksinën kineze

Evropë

'Vaksina anti-COVID në Serbi brenda 2-3 ditësh', Vuçiq: BE nuk mund ta ndalojë, presim edhe vaksinën kineze

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 09:36
Aleksandar Vuçiq

Brenda dy-tri ditësh në Serbi do të mbërrijnë dozat e para të vaksinës ‘Pfizer’.

Lajmi u bë me dije nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili mori pjesë në hapjen e një spitali të ri COVID në Krusevak.

Vuçiq, tha se ai do të bënte çmos për të marrë vaksinën në Serbi dhe se BE nuk do të mund ta ndalonte. "Vaksinimi ka rëndësi thelbësore, ata thonë se është çështje komoditeti, por është çështje e jetës sonë.

Unë besoj se ne do të marrim vaksinat e para ‘Pfizer’ në dy ose tri ditët e ardhshme", - u shpreh ai, duke shtuar se së shpejti Serbia pritet të marrë edhe vaksina nga Kina dhe nga kompania amerikane ‘Moderna’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat