Kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, është pranuar në Qendrën Klinike Universitare të Banjallukës në Republika Sërpska, ka konfirmuar djali i tij, Igor Dodik për N1-në.
Dodik kaloi disa ditë në izolim në shtëpi për shkak të kontaktit me një person që ishte pozitiv për koronavirus, raporton H1.
RTRS-ja zbulon se Dodiku është pranuar në UKQ të dielën në mbrëmje dhe është diagnostikuar me pneumoni të dyanshme. Thuhet se ai ndihet mirë, nuk është në terapi me oksigjen dhe është i në gjendje stabile. Ekzaminimet mjekësore janë duke u zhvilluar.
Një deklaratë nga kabineti i anëtarit dhe kryesuesit të Presidencës së BeH-së dy ditë më parë thotë se Dodiku është testuar për COVID-19 dhe rezultati i testit ishte negativ.
Pastaj ata njoftuan se anëtari i Presidencës së BeH është në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gjitha parametrat janë brenda kufijve fiziologjikë, shtohet.