Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka deklaruar ditn e hënë se është e mundur që një lloj i virusit të ri të Covid-19 po qarkullon në Francë, megjithëse testet e fundit nuk kanë indetifikuar në Francë ndonjë rast.
“Është plotësisht e mundur që virusi po qarkullon në Francë”- tha Veran radios Evropa 1.
Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar raportohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm, duke detyruar masa të reja bllokimi në vend si dhe kufizime të udhëtimeve nga vendet fqinje.
Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se raste me mutacione të reja të koronavirusit janë identifikuar në Danimarkë, Hollandë, Australi dhe Itali.