Franca ka hapur kufijtë për mallrat britanike të hënën, pasi u bllokuan të dielën për parandalimin e përhapjes së një varianti të ri të koronavirusit.
Megjithatë, presidenti francez, Emmanuel Macron i cili po kalon vet nëpër simptomat e COVID- 19 tha se tani të gjithë ata që vinë nga Britania i duhet t’i nënshtrohen testit për koronavirus.
I pari i Francës poashtu paralajmëroi se do të përpilohen planet për të lejuar qytetarët francezë të kthehen në vend në kohën e duhur për Krishtlindje.
Ndërkaq edhe në aeroportin e Berlinit, të hënën, u bë rend i gjatë i atyre që planifikuan të udhëtojnë në Britani.
Pos tyre edhe Italia, Hollanda, Belgjika, Austria, Irlanda, Bullgaria dhe Turqia vendosën kufizime në udhëtime në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo situatë e re ka alarmuar kryeministrin britanik, Boris Johnson i cili mblodhi urgjent kabinetin e tij, për situatën e krijuar me përhapjen e shpejtë të këtij koronavirusi të ri.
Ky variant i sëmundjes së re që u identifikua në shtator për herë të parë në Angli, po hulumtohet nga ekspert të Organizatës Botërore të Shëndetit.