I përgjumur gjatë live-t, spikeri i BBC kërkon falje ndaj ndjekësve

Evropë

I përgjumur gjatë live-t, spikeri i BBC kërkon falje ndaj ndjekësve

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 16:29
Ben Brown

Spikeri i lajmeve në BBC news, Ben Brown ka kërkuar falje publike pasi është kapur nga kamera duke hapur gojën nga gjumi teksa ishte në transmetim live.

Brown teksa ishte live gjatë transmetimit të një lajmi, ka shfrytëzuar momentin dhe ka lëshuar një zhurmë duke hapur gojën i përgjumur.

Ai menjëherë pasi ka mbaruar transmetimit përmes një postimi në twitter i ka kërkuar falje publikut.

“Kërkoj ndjesë për këtë të dashur shikues, isha në fund të një turni të gjatë, pasi kisha filluar në orën 5 të mëngjesit kur regjisori më ndërpreu gabimisht. Këto janë gabimet që ndodhin në televizionet live”, këto janë fjalët që ka shkruar ai në postimin e tij.

Videoja e moderatorit ka bërë xhiron e gjithë botës, duke u përdorur nëpër lajme si “përmbledhja e 2020”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat