Posta Gjermane, Deutsche Post DHL, njoftoi sot se pezullon dërgesat e paketave në Britaninë e Madhe për shkak të kufizimit të trafikut të futur në shumë vende në mënyrë që të parandalojë përhapjen e një lloji të ri, edhe më ngjitës të koronavirusit.
Disa vende, përfshirë Gjermaninë, kanë ndaluar fluturimet dhe llojet e tjera të trafikut nga Britania e Madhe pasi qeveria në Londër njoftoi se koronavirusi i ri, duket se po përhapet shumë më shpejt se ai i mëparshmi, raporton Reuters.
Ndalimi i trafikut shkaktoi vonesa të mëdha në portet britanike, disa prej të cilave duhej të mbylleshin.
"Për fat të keq, ne jemi të detyruar të pezullojmë plotësisht dorëzimin e dërgesave dhe paketave të mallrave në Britaninë e Madhe dhe Irlandë deri në një njoftim të mëtejshëm," tha në një deklaratë kompania gjermane e postës dhe logjistikës.
Letrat dhe kartolinat do të vazhdojnë të dorëzohen, shtoi Deutsche Post.