Rrugët e Londrës në këto kohë do të ishin plot me britanikë, duke bërë pazaret e fundit para Krishtlindjeve, por pas marrjes së masave të reja, rrugët e kryeqytetit janë komplet të zbrazura.
Metrotë ishin pothuajse bosh, me vetëm disa punonjës të cilët punojnë sektorë kyç dhe shumica e qepenave te dyqaneve ishin të ulur.
Oxford Street e Regent Street, përherë të tejmbushura në këtë periudhë të vitit këtë herë, ishin pothuajse të boshatisura. Londra dhe juglindja janë vendosur në atë që njihet si “Ndarja 4” e kufizimeve maksimale me rrugë të zbrazura dhe njerëz të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.
Shumica e dyqaneve, palestrat e floktoret janë të mbyllura dhe rezidentët nuk mund të largohen nga zona e tyre.
Porti kryesor i Dover ishte i mbyllur për të gjitha transportet e mallrave për 48 orët në vijim, prej paniku të përhapjes së mutacionit të ri më ngjitës të koronavirusit.




