Gjatë pandemisë me koronavirus, "askush nuk do të humbasë punën e tij" në Vatikan, tha sot Papa Françesku, duke uruar Krishtlindjet rreth 4,000 punonjësve të Selisë së Shenjtë dhe familjeve të tyre.
“Ju jeni gjëja më e çmuar!”, tha Ati i Shenjtë në një sallë të madhe të mbushur me punonjës që mbanin maska mbrojtëse.
“Askush nuk duhet të humbasë punën e tij ose të marrë një pagë të reduktuar në këtë kohë të vështirë. Askush nuk duhet të vuajë pasojat e vështira ekonomike të kësaj pandemie," tha ai.
Vendi më i vogël në botë, i mbetur pa shumë të ardhura - veçanërisht ato fitimprurëse nga shitja e biletave për muzetë e Vatikanit që janë aktualisht të mbyllura - dëshiron të jep pagë të plotë për punonjësit e saj gjatë epidemisë COVID-19 pasi nuk ka një fond papunësie.