Italia regjistron 415 viktima të reja nga COVID-19

Evropë

Italia regjistron 415 viktima të reja nga COVID-19

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 18:21
Ilustrim

Në 24 orët e fundit, 415 pacientë me koronavirus vdiqën në Itali, 63 më shumë se një ditë më parë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri ditor i të infektuarve të ri është më i ulët se një ditë më parë dhe arrin në 10.872, por një numër më i vogël i testeve janë kryer gjatë fundjavës, gjë që rezultoi në një numër më të vogël të rasteve të reja që u regjistruan.

Që nga fillimi i epidemisë në Itali, një total prej 69.214 vdekjesh janë regjistruar me COVID, më së shumti në Evropë, dhe mbi 1.96 milion raste të COVID-19 janë konfirmuar, raporton Reuters.

Aktualisht, 25.415 njerëz të infektuar me virusin korona janë shtruar në spitalet italiane, dhe 2.731 në njësitë e kujdesit intensiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat