Në 24 orët e fundit, 329 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në 1,295 mostra të testuara në Malin e Zi, njoftoi sonte Instituti i Shëndetit Publik në Podgoricë.
Katër pacientë vdiqën si rezultat i sëmundjes së rrezikshme. 487 persona të tjerë u rikuperuan, kështu që 9.158 raste të infeksionit janë aktualisht aktive, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.
Kurse, që nga nesër, masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes do të hyjnë në fuqi në Malin e Zi dhe do të vlejnë deri më 11 janar të vitit të ardhshëm.
Masat e reja ndalojnë organizimin e natës së Vitit të Ri në ambient të hapur dhe të mbyllur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.