Një 57-vjeçar nga Britania, Ali Sakalliogllu ka fituar betejën me koronavirusin pas 222 ditësh i shtruar në spital.
Mjekët ishin të mendimit se ai nuk do t’ia dilte, madje tre herë kishin thirrur fëmijët e tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
57-vjeçari ka dalë nga intubimi dhe është shëruar. Ai do të festojë Krishtlindjet pranë njerëzve të zemrës.
”M’u dha shansi zero për të mbijetuar, kështu që është si një mrekulli për të festuar Krishtlindjen”, ka rrëfyer Ali për “Mirror”.