Paratë janë përdorur për të menaxhuar pandeminë dhe ndihmuar qytetarët financiarisht.
Zyra Nacionale e Statisitikave (ONS) ka nxjerrë raporton se muajin e fundit Britania ka arritur shifrën mbi 34 miliardë euro të borxhit të marrë në shpresë të menaxhimit të pandemisë, raporton “Metro”.
Vetëm sektori publik i Britanisë ka marrë 2.3 trilionë euro borxh, duke arritur shifrën më të madhe ndonjëherë në histori që prej luftës së dytë botërore, transmeton lajmi.net.
Tani Anglia është duke u përgatitur për mbylljen e tretë nacionale që prej fillimit të pandemisë në mars.
Rrethanat e vështira të krijuara nga virusi covid-19 kanë detyruar shtetin që të marrë këto para si mbështetje për qytetarët dhe bizneset gjatë mbylljeve drastike.
Zyrtarë britanik parashikojnë se shifra e borxhit mund të arrij rreth 400 miliardë deri në fund të marsit.