Sipas të dhënave zyrtare, numri i rasteve të reja me virusin korona në Britaninë e Madhe u rrit për 36.804.
Kjo është një rritje në krahasim me një ditë më parë, kur u regjistruan 33.364 raste të reja, raporton Reuters.
Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me COVID-19 është 2.110.314, raporton Worldometers.
691 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Numri i vdekjeve gjithashtu u rrit në krahasim me dje, kur ishte 215. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Britani është 68.307.