Evropa është bërë rajoni i parë në botë, ku numri i të vdekurve nga Covid-19 i ka tejkaluar shifrën prej 500 mijë, ndërkohë që një varianti i ri i COVID-19 u zbulua në Britaninë e Madhe.
Sipas evidencave të agjencisë britanike, Evropa ka raportuar rreth 30% të rasteve me vdekje nëpër botë.
Numri i të vdekurve nga COVID-19 në kontinentin e Evropës, është rritur dukshëm muajve të fundit.
Që kur rasti i parë i vdekjes është raportuar në Francë gjatë muajit shkurt, kanë kaluar tetë muaj derisa numri i të vdekurve në Evropë arriti në 250 mijë, e së fundmi, sipas Worldometers, 504,451 viktima.
Rusia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Spanja kanë raportuar qindra mijëra të vdekur.
Sipas Worldometers, numri i viktimave në mbarë botën kanë vdekur mbi 1.7 milion njerëz.
Shtetet më të prekura në Europë