Katër zyrtarë policorë në Bosnjë-Hercegovinë, janë arrestuar të mërkurën, me dyshimin se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, ka njoftuar Klix.ba.
Zyrtarët policorë janë nga kantoni Una-Sana.
Policia federale nuk ka dhënë më shumë të dhëna, meqë sipas saj bëhet fjalë për një rast të ndjeshëm.
“Siç mësohet jozyrtarisht, policët janë arrestuar në rajonin e Bihaqit”, shkruan Klix.ba.
Ndërkohë "Dnevni Avaz" bëri të ditur se viktima është një 15-vjeçare.