Kryeministri i Moldavisë jep dorëheqje në mënyrë misterioze

Evropë

Kryeministri i Moldavisë jep dorëheqje në mënyrë misterioze

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:04
Kryeministri i Moldavisë, Ion Kiku

Kryeministri i Moldavisë, Ion Kiku, ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të shtetit.

Kiku, ish-ministër i Financave, nuk ka shpjeguar se pse e ka marrë një vendim të tillë, raporton Reuters.

Parlamenti i Moldavisë e votoi atë si kryeministër në nëntor të vitit të kaluar.

Ai u emërua së bashku me një qeveri të përbërë kryesisht nga ministra të mbështetur nga presidenti i mbështetur nga Rusia, Igor Dodon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat