Kalimtarët e rastit në Sheshin e republikës në Beograd kanë mbetur të tronditur mbrëmë, pasi që kanë parë një grua të zhveshur, e cila po e kalonte rrugën përplot automjete.
Ata vunë re se gruaja ishte e çorientuar dhe se linte gjurmë të përgjakshme prapa vetes, për këtë arsye kalimtarët e shikonin të habitur dhe në heshtje ndërsa kalonte rrugën.
Ndërsa Nova.rs merr vesh për këtë rast, qytetarët njoftuan policinë. Patrulla më e afërt e policisë e gjeti shpejt gruan.
Për këtë rast u njoftua edhe ambulanca, e cila mori gruan dukshëm të çrregulluar.