Komisioni Europian nis shpërndarjen e vaksinave anti-Covid në 27 vendet anëtare.
Sipas asaj që raporton vetë KE, vaksinimi në këto vende pritet të nisë në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor.
“Pasi paketohen me kujdes, dozat e vaksinës së sapo aprovuar COVID19 po dërgohen në 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Këto vaksina së shpejti do të mbërrijnë në destinacionin e tyre për t’u përdorur gjatë ditëve të Vaksinimit në 27, 28 dhe 29 Dhjetor”, shkruan Komisionin Europian në një postim të tijin në Twitter, raporton Ora News.
Komisioni Europian ka siguruar deri tani 2 miliardë doza vaksina anti-Covid, të prodhuara nga disa prej kompanive më të njohura farmaceutike si Moderna, CureVac, Biontech/ Pfizer etj.