Ish-kryeministrja britanike Theresa May ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes post-Brexit, mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian. Në një postim në Twitter, May shkruan se ky ishte një lajm i mirë ndërsa shtoi se marrëveshja sjell besim tek bizneset dhe ndihmon në vijimin e tregtisë.
Postimi i plotë
“Lajm shumë i mirëpritur që MB dhe BE kanë arritur marrëveshje mbi kushtet e një marrëveshjeje – një që siguron besim për biznesin dhe ndihmon në vazhdimin e rrjedhës së tregtisë. Presim të shohim detajet në ditët në vijim.”
Pasditen e së enjtes u arrit marrëveshja historike mbi marrëdhëniet e ardhshme tregtare dhe të sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian, në prag të Krishtlindjes, një javë para përfundimit të periudhës së tranzicionit të Brexit.