Italia arrin shifrat e dy milionë rasteve me COVID-19

Evropë

Italia arrin shifrat e dy milionë rasteve me COVID-19

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:09
Ilustrim

Italia ka tejkaluar gjatë ditës së sotme numrin prej dy milionë rasteve me coronavirus.

Vendi raportoi të paktën 18,040 raste të reja duke e çuar totalin në 2,009,317, sipas ministrisë së shëndetësisë, raporton cnn.

Kishte një shtesë prej 505 vdekjesh në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në total prej 70,900 vdekjeve.

Raportohet se të paktën 2,589 njerëz janë në kujdesin intensiv – kjo është për 35 pacientë më pak se një ditë më parë.

Ndryshe, shteti italian pritet që shumë shpejt të fillojë vaksinimin e pacientëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat