Gazetarët prisnin sot para kryeministrisë britanike në Londër për njoftimin mbi krizën e Brexit dhe kamionët e bllokuar në kufi.
Por zhvillimi më spektakolar duket se ka qenë maçoku i kryeministrisë, i njohur si Larry, i cili u filmua duke sulmuar në stil gjahtari një pëllumb që u ul në asfaltin para hyrjes.
Megjithë vërshimin në dukje të pamëshirshëm ndaj zogut.
I like to show off...
— Larry the Cat (@Number10cat) December 24, 2020
(No pigeons were harmed in the making of this video) https://t.co/YqMbV3dnj7
Larry nuk dukej se kishte shumë sukses pasi pas disa përpjekjeve pëllumbi shpëtoi dhe u ngrit përsëri në fluturim.