Dozat e para të vaksinës anti-COVID mbërrijnë në BE më 26 dhjetor

Evropë

Dozat e para të vaksinës anti-COVID mbërrijnë në BE më 26 dhjetor

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Vaksinat anti COVID-19 po bëhen gati për t’u dërguar tek vendet anëtare të Bashkimit Europian, deklaroi Komisioni gjatë së enjtes.

“Po ndodh: vaksinat  e COVID-19 po iu dërgohen të gjithë shteteve anëtare”, tha në Twitter Isaac Valero, asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të KE. 

Vendet e BE do të marrin respektivisht 10 mijë doza si fillim, konfirmoi Komisioni për Euronews.

Dërgesat do të bëhen përgjatë dhjetorit dhe do të vijojnë për çdo javë gjatë muajve të ardhshëm. Brukseli është shprehur më herët se alokimi i vaksinën do të bëhet në varësi të numrit të popullsisë.

Agjencia Europiane e Barnave autorizoi përdorimin e vaksinën të prodhuar nga Pfizer dhe BioNtech të hënën, ndërsa vendet anëtare do të mund  të nisin fushatën e vaksinimit nga e diela.

Brukseli ka nënshkruar disa marrëveshje dhe ka siguruar rreth 300 milionë doza me kompaninë Pfizer-BioNtech, e vetmja që ka marrë miratimin e autoriteteve europiane deri më tani.

Komisioni ka parashikuar shpërndarjen e 200 milionë vaksinave të para deri në shtator 2021 dhe aktualisht po punon “që të aktivizojë dhe 100 milionë doza të tjera”, tha për Euronews.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat