Përmbytjet e mëdha në Norwich të Anglisë kanë bllokuar një çift në veturë e cila ishte gati e zhytur nën ujë.
Rasti është raportuar të enjten ku vetura kishte mbetur nën ujë ndërsa në të brenda ishte çifti i moshuar.
Në vend të ngjarjes kanë dalë trupat e kërkim shpëtimit që kanë bërë evakuimin e tyre ndërsa ky shpëtim është cilësuar si mrekulli në prag të Krishtlindjeve.
Akoma nuk është bërë e ditur e tërë ngjarja.