Autoritetet e Shëndetit Publik në Greqi konfirmuan sot se 617 raste reja me Covid-19 janë regjistruar në vend, ndërsa 50 persona ndërruan jetë në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar tanimë në 134852. Ndërkohë që 470 pacientë po trajtohen të intubuar, 851 pacientë të tjerë janë larguar nga spitali ICU.
Me 50 viktimat e regjistruara në 24 orët e fundit, numri total i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 4507.
Gjashtë nga infeksioneve të reja janë raste të importuara pasi u zbuluan në pikat hyrëse të vendit.
Autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 2,749,537 teste që nga janari 2020 dhe 514,770 teste të shpejta të antigjenit.