Vrau dhe copëtoi studenten, merret vendimi për profesorin e historisë

Evropë

Vrau dhe copëtoi studenten, merret vendimi për profesorin e historisë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:54
Anastasia Yeshchenko

Një profesor historie i cila ka pranuar se ka vrarë dhe më pas copëtuar partneren e tij studente është dënuar me 12 vite e gjysmë burg. Oleg Sokolov, 63 vjeç, ekspert në luftërat e Napoleonike, pranoi fajësinë për vrasjen e Anastasia Yeshchenko, 24 vjeçe. Ai u gjet në Nëntor të vitit të kaluar i dehur pranë një lumi. Me vete kishte krahët e këputura të 24-vjeçares, të cilat i kishte futur në një çantë.

Aktivistët për të drejtat e grave kanë denoncuar rastin dhe indiferencën e shtetit për ngacmimet dhe dhunën në familje. Ndërkohë në një peticion online i firmosur nga 7500 persona akuzohej Universiteti Shtetëror i Saint Petersburg për injorimin e ankesave nga studentët kundër profesorit.

Solokov ka pranuar se e ka qëlluar 4 herë të renë dhe më pas ia preu pjesët e trupit me një hanxhar dhe thikë kuzhine. Pjesa më e madhe e trupit të pajetë të së resë u gjet në apartamentin e Solokovit.

Image

Sipas mediave, ai po planifikonte të vriste veten duke u veshur si Napoleoni. Ndërkohë e reja ishte nga një zonë tjetër e Rusisë dhe kishte shkuar në St. Petersburg për të studiuar.

Përveçse jetonin sëbashku prej tre vitesh, studentja dhe profesori punuan edhe për disa kërkime shkencore mbi Napoleonin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat