Mbërrijnë në Romë 9,750 dozat e para të Pfizer, sot shpërndahen në rajone, nesër dita e vaksinimit

Evropë

Mbërrijnë në Romë 9,750 dozat e para të Pfizer, sot shpërndahen në rajone, nesër dita e vaksinimit

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:56
Itali

Pas një udhëtimi që zgjati gati 10 orë, furgoni në frigorifer me 9,750 dozat e para të vaksinës anti-Covid të Pfizer-Biontech mbërriti në kazermën ushtarake Tor di Quinto në Romë i shoqëruar nga policia. 

Automjeti do të drejtohet sot në spitalin Spallanzani në Romë ku do të kryhen vaksinimet e para që nesër.  

Ministri Di Maio me anë të një postimi në facebook deklaroi se mbajtën premtimin për vaksinimin e bluzave të bardha brenda këtij viti.

“Ne kishim thënë që para fundit të vitit do të fillonim vaksinimet dhe kështu do të ndodhë. Vaksinat e para do të jenë për stafin tonë mjekësor që punon çdo ditë për të shpëtuar jetë, jeta e tyre është në rrezik “

Shpërndarja e vaksinës-Fillimi i fushatës së vaksinimit është caktuar zyrtarisht për nesër: dozat që do të administrohen në Romë do të qëndrojnë në Spallanzani, të gjitha të tjerat do të kalojnë përmes qendrës së aeroportit ushtarak të Pratica di Mare ku me 5 avionë, 60 automjete dhe rreth 250 ushtarë do të transferohen në rajone të tjera në mënyrë që të dielën në mëngjes vaksinimi të nisë në të gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat