Gjenden raste të reja me variantin e ri të COVID-19 në Evropë

Evropë

Gjenden raste të reja me variantin e ri të COVID-19 në Evropë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Spanja ka konfirmuar katër raste me variantin e ri të COVID-19.

Të infektuarit, të githë në Madrid, lidhen me një udhëtim nga Britania, shkruan BBC.

Franca, Danimarka dhe Holanda po ashtu kanë raportuar raste të tilla ditët e fundit.

Shkencëtarët thonë se varianti i ri i koronavirusit përcillet më lehtë tek njerëzit, porse nuk është më i rrezikshëm se virusi që ka filluar prej më shumë se një viti.

Zëdhënësi i shëndetësisë në Madrid, Antonio Zapatero, tha se rastet lidhen me një udhëtim nga Britania.

Ai shton se asnjë nga të infektuarit nuk është në gjendje shëndetësore të vështirë dhe se “nuk ka nevojë për alarmim”.

Ndërsa ka bërë të ditur se janë edhe tri raste të reja që dyshohen, por që rezultatet nuk do të dalin deri në martën apo të mërkurën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat