Presidenti i Turqisë të shtunën proklamoi se 2021 do të jet një vit i reformave demokratike dhe ekonomike në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
“Siç u premtua, shpresoj që 2021 të jetë një vit i reformave demokratike dhe ekonomike”, tha Recep Tayyip Erdoğan në një hapje në Ankara përmes video-linkut nga Stambolli.
“Ne do t’i paraqesim përgatitjet për këtë në diskrecionin e kombit dhe parlamentit tonë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Erdoğan.
Ndërkohë, Turqia është e gatshme të flasë, të pajtohet dhe të punojë së bashku me çdo vend me kushtin e respektimit të sovranitetit, të drejtave, ligjeve dhe potencialit të saj, nënvizoi ai.
Turqia nuk ka ndonjë problem që nuk mund të zgjidhet as me SHBA-në, as me Evropën, Rusinë, Kinën ose vendet e tjera të rajonit, theksoi ai.