Sot Finlanda filloi vaksinimin antivirus të Grupit të parë, ku bën pjesë personeli mjekësor dhe shërbyes i pavioneve të reanimacionit me pacientë të COVID-19, gjithsej 5.000 vetë. Sipas Institutit të Shëndetësisë e Mirëqënies (THL), vaksinimi i tyre do të përfundojë brënda 2 ditësh.
Sikundër qe njoftuar me 22 Dhjetor, dje në të gjitha vendet e Bashkimit Europian (BE) u shpërnda kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer dhe Blontech të miratuara nga BE-ja. Po kështu, sot vaksinimi filloi njëkohësisht në të 27 vendet anëtare të BE-së.
Finlanda ka porositur 18,5 milionë porcione (racione) vaksinash, të mjaftueshme për vaksinimin e 9 milionë personave, ndërkohë që në vend ka gjithsej rreth 5,5 milionë banorë. Kjo për arësye se një person duhet vaksinuar dy herë brënda një intervali 2-3 javor.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/27/auto_Screenshot_20201227-133732_21609073011.png)
Këto ditë është prodhuar edhe vaksina SARS-Cov-2, që vepron me sukses kundër mutacionit Sars-Covid.
Vaksinimi do të kryhet në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit - spitale, ambulanca e laboratore.
Me 22 Dhjetor Instituti kombëtar THL paraqiti Skemën e Rradhës së Emergjencës së 11 Grupeve për Vaksinim:
1) Personeli i Pavioneve Reanimative (5.000)
2) Personeli i Pavioneve me pacientë COVID-19, i Sallave t'Urgjencave në pritje të pacientëve t'infektuar, si edhe i Pavioneve të trajtimit fillestar të t'infektuarve (8.000 - 10.000)
3) Personeli mjekësor i trajtimit të pacientëve me COVID-19, personeli depistues-testues, si edhe personeli i Laboratoreve (8.000 - 10.000)
4) Personeli dhe Banorët e Azileve të Pleqve, Personeli i Shërbimit 24/7 nëpër shtëpitë e pacientëve të jashtëm, si edhe vetë këta pacientë që vazhdojnë të jetojnë në banesat e veta (80.000)
5) Personeli kritik mjekësor e social, si p.sh. personeli i Njësive të organeve transplantuese (shifra s'dihet)
6) Personat mbi 80 vjeç dhe kujdestarët e tyre personalë (312.000 vetë)
7) Personat 75-79 vjeç dhe bashkëjetuesit me ta (212.000 vetë)
8) Personat 70-74 vjeç dhe bashkëjetuesit me ta (350.000 vetë)
9) Personat nën 70 vjeç, të prekur nga sëmundje tepër të ndjeshme ndaj infektimit rrezikues me virusin Korona, si p.sh. sëmundjet e rënda kronike të veshkave, mushkërive, apo edhe pacientët me transplante organesh të ndryshme (shifra s'dihet)
10) Personat nën 70 vjeç, të prekur nga sëmundje tepër të ndjeshme ndaj infektimit rrezikues me virusin Korona, si p.sh. arterioskleroza dhe ceroza.
11) Të Tjerët