Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur të vaksinohet ndaj COVID-19. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi në një televizion rus se Putin e ka marrë vendimin dhe po pret plotësimin e formaliteteve.
“Ai tha se do të vaksinohet, ai e mori këtë vendim dhe po priste derisa të përfundonin të gjitha formalitetet,”- tha Peskov.
Rusia e ka filluar vaksnimin masiv vullnetar dhe jo të detyrueshëm që në fillim të dhjetorit me vaksinën e prodhur në vendin e saj Sputnik V.
Fillimit vaksnimi filloi në Moskë e cila është qendra më e ‘nxehtë’ e COVID-19 në Rusi.