Një variant i ri i virusit korona, i cili u shfaq në Britani, u zbulua gjithashtu në ishullin portugez të Madeira.
Kështu, të paktën njoftuan sot autoritetet rajonale të mbrojtjes civile në Portugali.
Autoritetet deklaruan se një variant i ri u zbulua te pasagjerët që mbërritën në Madeira nga Britania e Madhe, raporton Reuters.
Deklarata nuk përcaktonte sa njerëz ishin infektuar.