​Britani e Madhe: 30.501 raste të reja dhe 316 viktima nga koronavirusi

Evropë

​Britani e Madhe: 30.501 raste të reja dhe 316 viktima nga koronavirusi

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 18:40
Ilustrim

Sipas statistikave të qeverisë, 30.501 raste të reja me COVID-19 dhe 316 vdekje të tjera u regjistruan sot në Britaninë e Madhe.

Portali qeveritar për virusin korona thotë se të dhënat pasqyrojnë rastet nga Anglia dhe Uellsi.

Mirëpo nuk ka të dhëna të reja nga Irlanda e Veriut dhe të dhëna të reja për vdekjet nga Skocia për shkak të festës së Krishtlindjes, raporton Reuters.

Ndryshe, sot më shumë se 300 pasagjerë u bllokuan brenda natës në Britani në anijen "Stena Line" pasi u përcaktua që gjashtë anëtarë të ekuipazhit ishin pozitivë me COVID-19

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat