Londër, Johnson: Marrëveshja financiare me BE jo ajo që donim

Evropë

Londër, Johnson: Marrëveshja financiare me BE jo ajo që donim

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 07:07
Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson pranoi se marrëveshja tregtare postBrexit, ndoshta nuk shkon aq larg sa do të dëshironim për sa i përket qasjes në tregun e BE për shërbimet financiare.

”Marrëveshja financiare me Bashkimin Europian nuk ishte ajo që donim”, deklaroi Johnson në një intervistë me ”Sunday Telegraph”.

”Megjithatë, marrëveshja në tërësi është një arritje”, theksoi ai, në lidhje kritikët e tij që e kishin konsideruar të pamundur.

Pavarësisht nga mosmarrëveshjet e mëdha gjatë viteve të kaluara, Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe morën frymë të lehtësuara më 24 dhjetor, pasi më në fund arritën të gjenin gjuhën e përbashkët, një marrëveshje mes tyre postBrexit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat