Të hënën në mëngjes në 6.28 Zagrebi është dridhur përsëri. Mirëpo, këtë herë epiqendra nuk ishte në Markushevc, por 51 kilometra në juglindje të qytetit, në rrethinë të Petrinjës.
Sipas vlerësmeve të para të EMSC-së, magnituta ishte madje 5,2 gradë sipas Richterit.
M5.2 #earthquake (#potres) strikes 51 km SE of Zagreb - Centar (#Croatia) 5 min ago. Read eyewitnesses' stories & share yours: https://t.co/VjrFrnbnNL
— EMSC (@LastQuake) December 28, 2020
Mediat kroate kanë publikuar pamje nga Sisaku, ku ndërtesat janë dëmtuar, ndërsa nuk ka të dhëna për njerëz të lënduar.
Rrethina e gjerë e Zagrebit sërish u zgjua, por në vetë qytetin dridhja e tokës nuk ishte as afër me atë të 22 marsit, transmetojnë mediet kroate.
Tërmeti në 6.28 të mëngjesit ishte në një thellësi prej dy kilometrash dhe me epiqendër 12 kilometra në jugperëndim të Sisakut dhe 50 kilometra në juglindje të Zagrebit.
Shërbimi sizmografik: Ishte një tërmet i fortë
Epiqendra e tërmetit, që tronditi Zagreb herët të hënën, është 14 kilometra në veri-lindje të Glinës, më afër Petrinjes, tha Ines Ivaniçiq, kreu i Shërbimit Sizmografik.
Tërmeti ndodhi në 6.28 të mëngjesit, me madhësi prej 5 gradë (sipas Richterit), që është një tërmet i fortë, i tha Ivançiq radios kroate.
Sipas disa informacioneve, ai gjithashtu u ndje në Rijekë, dhe qytetarët raportojnë se u ndje gjithashtu edhe në Zapreshiq.
M5.1 #earthquake (#potres) strikes 50 km SE of Zagreb - Centar (#Croatia) 12 min ago. Updated map of its effects: pic.twitter.com/RJJ89vlhVy
— EMSC (@LastQuake) December 28, 2020
Me vërejtjen se po punohet ende për të përcaktuar forcën e tij, Ivançiq konfirmoi se, nëse madhësia e tij ishte pesë gradë, tërmetet pasuese janë të mundshme.