​Gjermani: Kujdestarëve u injektohet gabimisht një dozë e pesëfishuar e vaksinës

Evropë

​Gjermani: Kujdestarëve u injektohet gabimisht një dozë e pesëfishuar e vaksinës

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 20:47
Ilustrim

Një gabim ndodhi në fillim të imunizimit kundër koronavirusit në qytetin gjerman të Stralsund, kur tetë kujdestarë u vaksinuan me një dozë të pesëfishtë të vaksinës, për shkak të lëshimit të një mjeku.

Sipas gazetës "Bild", shtatë gra dhe një burrë u vaksinuan, dhe gjysma e tyre kishin simptoma të gripit pas vaksinimit. Sipas autoriteteve të rrethit Formpomer-Rigen, katër persona të vaksinuar kërkuan pranim në spital për të monitoruar zhvillimin e situatës. Pasi u vaksinuan të dielën, ata zhvilluan simptoma të gripit.

Njoftimi i rrethit tregon se prodhuesi i vaksinës Biontech informoi se në fazën e parë të studimit, doza më të larta u testuan pa pasoja të mëdha.

Gjatë përgatitjes së injeksionit, mjeku kompetent padyshim e anashkaloi informacionin në paketim.

"Është një shishe me disa doza, përmbajtja e së cilës duhet të tretet", thuhet në njoftimin e Biontech.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat