​Spanjë: Numri i të vdekurve nga koronavirusi kalon mbi 50.000

Evropë

​Spanjë: Numri i të vdekurve nga koronavirusi kalon mbi 50.000

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Numri i vdekjeve nga pasojat e virusit korona në Spanjë kaloi 50.000 sot, ndërsa numri i njerëzve të infektuar për 100.000 banorë ra për herë të parë pas gati tre javësh, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri të enjten, 24.462 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në pothuajse 1.88 milion, raporton Reuters.

Numri i të vdekurve u rrit me 298 në 50.122, sipas të dhënave të para të botuara që kur vaksinimi kundër virusit filloi të dielën në Spanjë.

Epidemiologu spanjoll Fernando Simon tha në konferencën për shtyp se të dhënat tregojnë se niveli i infeksionit është stabilizuar dhe numri i vdekjeve është ulur.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi që të dhënat mund të rishikohen në ditët në vijim, pasi që, siç deklaroi ai, pushimet e Krishtlindjes ndoshta shkaktuan shqetësime në statistikat, të cilat u raportuan nga autoritetet rajonale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat