Rusia e pranon se numri i viktimave nga COVID-19 është tre herë më i lartë sesa është raportuar

Evropë

Rusia e pranon se numri i viktimave nga COVID-19 është tre herë më i lartë sesa është raportuar

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Rusia thotë se numri i përgjithshëm i viktimave nga coronavirusi ishte tre herë më i lartë, sesa ishte raportuar më parë.

Sipas Al Jazeera, kjo e bën Rusinë si vendin e tretë në botë për numrin më të lartë të viktimave.

Për muaj me radhë, presidenti rus, Vladimir Putin, është shprehur me mburrje për shkallën e ulët të vdekjeve në Rusi nga coronavirusi, duke u proklamuar në fillim të këtij muaji se kishte bërë një “punë më të mirë” se sa vendet perëndimore për sa i përket menaxhimit.

Ekspertët, përfshirë profesionistët mjekësorë dhe shkencëtarët e të dhënave, i kanë vënë në dyshim statistikat zyrtare për muaj me radhë, duke akuzuar njëherësh qeverinë për fshehjen e rasteve në vend.

Të hënën, zyrtarët rusë e pranuan se ishte e vërtetë.

Agjencia e statistikave Rosstat tha se numri i viktimave nga të gjitha shkaqet, të regjistruara midis muajit janar dhe nëntor, ishte rritur në 229 mijë, krahasuar me vitin e kaluar.

“Më shumë se 81 për qind e rritjes së mortalitetit gjatë kësaj periudhe është për shkak të COVID-19”, tha zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova, që do të thotë se rreth 186 mijë rusë kanë vdekur nga coronavirusi gjatë vitit 2020.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat