Turqi, arrestohen 35 të dyshuar të DEASH-it

Evropë

Turqi, arrestohen 35 të dyshuar të DEASH-it

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Policia dhe shërbimi i inteligjencës turke sot arrestuan 35 shtetas irakianë në kryeqytetin Ankara për lidhjet e tyre të pretenduara me grupin terrorist DEASH, sipas burimeve të sigurisë.

Policia provinciale në Ankara dhe shërbimi i inteligjencës turke zhvilluan një operacion të përbashkët pasi morën informacione për 40 të dyshuar që kanë lidhje me grupin terrorist DEASH, i cili është aktiv në zonat e konfliktit.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.

Vendi është sulmuar shumë herë nga terroristët e DEASH-it, me 315 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme./AA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat