(E plotësuar 14:41) - Kroacia është në panik total si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë që goditi vendin mesditën e sotme në orën 12.17. Epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra nga qyteti Petrina, ndërsa lëkundjet u ndjenë në të gjithë Kroacinë.
Ndërkohë, mediat raportojnë se si pasojë e lëkundjeve, një fëmijë ka humbur jetën. Lajmin për të miturin e konfirmoi edhe kryetari i Petrinjas, Darinko Dumbović për mediat. Nga grupet e xhirimeve që ndodhen në vendngjarje mund të dëgjohen britmat e njerëzve, ndërsa raportohet se dëmet materiale janë të shumta.
Tërmeti ishte aq i fortë sa u ndje edhe në Dubrovnik. Dëmet nga tërmeti janë të shumta, ndërsa raportohet për disa të lënduar.
Ndërsa një pjesë e Kroacisë ka mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të largohen nga ndërtesat. Nga raportimet e para, thuhet se si pasojë e lëkundjeve, gjysma e qytetit ka mbetur e shkatërruar.
Dridhja zgjat 20 sekonda, tërmeti i dytë prej 6.3 shkallësh shkund përsëri Kroacinë
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Kroacinë rreth orës 12:20 të martën. Sipas informacioneve të para, tërmeti ishte me magnitudë 6.4 shkalla Rihter. Tërmeti ka epiqendër në thellësinë 44 km dhe ka ndodhur në afërsi të Zagrebit.
Në raportimet e para janë deklaruar dëmtime në ndërtesa, por nuk ka ende një raport për numrin e të lënduarve.
E njëjta zonë u godit nga një tërmet ditën e djeshme me magnitudë 5.2.
Mediumi kroat “index.hr” raporton për shumë rrënoja në Petrinje, probleme të shumta me rrymë e alarmim te qytetarët që kanë dalë rrugëve.
Situacija u Petrinji. pic.twitter.com/EK63mcVofC
— Hrvatski Crveni križ (@crvenikriz_hr) December 29, 2020