Pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Kroacinë, centrali bërthamor i Sllovenisë, Kërshko, u mbyll sot si një masë paraprake,
Sipas agjencisë sllovene të lajmeve, STA, kjo është një procedurë normale në rastet e tërmeteve të forta.
Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter tronditi para pak minutash Kroacinë, njoftoi Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare.
Tërmeti u ndje edhe në Itali, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Edhe Sllovenia u godit nga një tërmet 5,2 ballë Rihter.