Ballkani nuk gjen qetësi, tërmeti i fortë shkund Greqinë

Evropë

Ballkani nuk gjen qetësi, tërmeti i fortë shkund Greqinë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 10:08
Ilustrim

Pas Kroacisë, sot lëkundje toke janë ndjerë edhe në Greqi.

Një tërmet i madhësisë 4.2 i shkallës rihter tronditi në orët e para të mëngjesit të sotëm Greqinë.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 02:39 minuta në veriperëndim të Aegio.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës tërmeti kishte një thellësi prej 9.7 km, ndërsa epiqendra ishte 16 km në veriperëndim të Aigios dhe është ndjerë në zonat e Akaisë dhe Etoloakarnanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat