Centrali bërthamor Kërshko në Slloveni, i cili ndaloi së punuari për shkak të tërmetit në Kroaci, nuk u dëmtua dhe të gjitha sistemet e tij janë funksionale, tregoi një inspektim sistematik i termocentralit, njoftoi sot kompania.
Është planifikuar që termocentrali të fillojë të punojë në orën 22:00 dhe deri në atë kohë do të kontrollohet reaktori dhe sistemet e tjera, raporton portali 24UR.
Kompania paralajmëron qytetarët se mund të ndodhin zhurma të larta gjatë rinisjes së termocentralit.
Pas një tërmeti të fortë prej 6.2 ballë sipas Rihterit dje në Petrinje, i cili u ndje në të gjithë rajonin, termocentrali automatikisht ndaloi së punuari.