Në 24 orët e fundit në Itali, 575 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19, ndërsa 16 mijë e 202 raste të reja janë raportuar të infektuara me të.
Mijëra raste të infektuara me COVID-19 po vazhdojnë të raportohen në Itali.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet, sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info janë raportuar edhe 16 mijë e 202 raste të reja të infektuara me COVID-19.
Gjatë kësaj kohe kanë vdekur edhe 575 persona si pasojë e këtij virusi.
Italia radhitet e teta në borë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me COVID-19.
Deri tani në këtë shtet janë raportuar 2 milionë e 83 mijë e 689 raste të infektuara.
73 mijë e 604 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi në Itali, ndërsa 2 mijë e 528 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
1 milionë e 445 mijë e 690 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 564 mijë e 395 raste janë aktive me të.
Italia deri tani raportohet të ketë testuar 26 milionë e 412 mijë e 603 qytetarë.