Autoritetet suedeze kanë ndërmarrë masa kundër coronavirusit, duke u rekomanduar të bartin maska në transport publik gjatë pikut të trafikut.
Siç raporton Reuters, e tëra kjo po ndodh, pasi ky vend skandinav ka shënuar numër rekord të vdekurish brenda 24 orëve – 243
Rekomandimet për bartje të maskës në shtetin që ka refuzuar të aplikojë masa të rrepta në luftën kundër pandemisë, po vijnë në kohën kur edhe agjencia kombëtare e shëndetësisë u bëri thirrje punonjësve shëndetësor të bartin maska.
Të martën Suedia ka regjistruar 8.846 raste të reja me COVID-19 si dhe 243 tjerë, që kanë humbur jetën nga infeksioni i coronavirusit që është shifra më e lartë e të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.