Presidenti i Serbisë Vuçiq në një intervistë për gazetën “Kurir” ka deklaruar se për një vit e gjysmë ishte përgjuar dhe e ka kuptuar kush qëndron prapa këtij përgjimi”, këtë ai e tha në përgjigje të pyetjes se ka zëra se jeni përgjuar ju, bashkëpunëtorët dhe anëtarët e familjes, transmeton “Bota Sot”.
“Kishte disa gjëra të çuditshme, por mendoj se organet përgjegjëse do të thonë mendimin e tyre. Këto gjëra të çuditshme nuk guxojnë të ndodhin. Sa është jo e moralshme është edhe kundërligjore. Se jam përgjuar , kam fakte. Kam bisedat e mia të përgjuara, sepse disa kanë menduar se këto mund të i fshijnë dhe fshehin” tha Vuçiq.
Më pas ai shtoi se “nuk duhet të hiqet nga mendja se nëse keni mbështetjen e popullit,ka shumë njerëz që punojnë me nder dhe profesionalizëm, punën e vetë dhe nuk pranojnë në këso gjëra. Kështu që besoj se organet përgjegjëse do të hetojnë rastin dhe nëse ka shkelje ligjore, ata do të përgjigjen” .
Në pyetjen e gazetarëve se kush ishin urdhër-dhënësit e këtij përgjimi, Vuçiq tha se “Nuk i di direkt emrat e njerëzve që më përgjuan. Por, mendoj se e di kush qëndron prapa tyre që janë të pasionuar të merren me hakmarrje, unë e kuptoj si duket kjo dhe e kam çdo gjë të qartë. Këtu nuk ka asgjë jashtëzakonshme për mua”.
Ndërsa fare në fund Vuçiq ka thënë se “përgjimi ka zgjat tash e një vit e gjysmë”.