Trupi i pajetë i një gruaje 38-vjeçare nga Kina u gjet në një valixhe në një pyll të Greqisë. Ajo është identifikuar Qiu Yun Lin ndërkohë që mediat greke raportojnë se ishte zhdukur në datën 17 Tetor nga zona e Metaxourgeio.
Trupi i saj u pikas nga gjuetarët të martën në mbrëmje dhe policia arriti ta identifikojë nga shenjat e gishtave.
Ditën e zhdukjes ai kishte veshur këpucë të zeza, xhinse, xhaketë të zezë dhe kishte një çantë ngjyrë kafe.
Nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi se trupi i përkiste një gruaje rreth 38-vjeç.
35-vjeçarja nga Kina ishte parë për herë të fundit në një qendër tregtare në qendër të Athinës.
Policia ka vazhduar kërkimet për autorët e vrasjes së saj. Nga dyshimet paraprake, gruaja mund të jetë mbytur dhe më pas është futur në valixhe.