​Hungari: Mbi 2.700 infeksione të reja, 130 viktima nga COVID-19

Evropë

​Hungari: Mbi 2.700 infeksione të reja, 130 viktima nga COVID-19

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, 2.764 raste të reja të koronavirusit u konfirmuan në Hungari, dhe 130 pacientë të tjerë vdiqën, kryesisht të moshuar dhe me sëmundje shoqëruese, raporton agjencia e lajmeve hungareze MTI.

Deri më tani, 325.278 raste të infeksionit me koronavirus dhe 9.667 vdekje janë regjistruar në Hungari dhe gjithsej 157.063 pacientë janë shëruar.

Për momentin, 158.548 raste janë aktive, dhe 5.648 pacientë janë në spital, nga të cilët 401 janë në aparate për frymëmarrje.

Që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 2.675.247 teste për virusin korona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat