Në 15 rajone në veriperëndim dhe juglindje të Francës, shtetrrethimi do të fillojë dy orë më herët nesër, nga ora gjashtë pasdite, tha zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal.
Atal i tha televizionit TF1 se një vlerësim i efektivitetit të kësaj mase do të bëhej brenda një jave, raporton Reuters.
Nëse situata epidemiologjike përkeqësohet në disa rajone, qeveria do të duhet të marrë masat e duhura, të cilat mund të nënkuptojnë futjen e bllokimit, thekson Atal.
Ai përsëriti se institucionet kulturore nuk do të hapen deri më 7 janar.
Me 2.620.425 raste të konfirmuara të virusit korona, Franca renditet e para në Evropën Perëndimore dhe e pesta në botë, dhe 64.632 njerëz kanë vdekur si rezultat i COVID-19 në vend deri më tani.
Masat kombëtare të karantinës kanë qenë në fuqi në Francë dy herë deri më tani. Në mes të dhjetorit, ato u lehtësuan, por restorantet dhe kafenetë janë ende të mbyllura. Nuk dihet ende se kur mund të rihapen, edhe pse 20 janari është data e përafërt.