Jugu i Francës e nisi vitin e ri 2021 i përmbytur. Niveli i ujit i lumenjve Adour dhe Midouze arriti nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit. Pavarësisht kësaj, autoritetet presin që niveli i ujit të stabilizohet në ditët në vazhdim.
Niveli i lartë i ujit që i fryu lumenjtë vjen si pasojë e reshjeve të dendura të javëve të fundit. Autoritetet thonë se stabilizimi është i ngadaltë dhe bënë thirrje për kujdes.
Prefektura e Landes, njohur ndryshe si “qyteti i tre lumenjve”, nuk ka parë 8.38 metra ujë që prej vitit 1981. Një urë e rëndësishme në qendër të qytetit u mbyll për trafikun për shkak të rrezikut të lartë.
Rrjedha e poshtme e lumit Midouze përmbyti rrugët e qytetit Tartas me nivelin e ujit që arriti në 3.95 metra.
Më në jug, në Dax, niveli i lumit Adour po stabilizohet gradualisht,
Météo-France ka dhënë alarmin portokalli për rrezikun e përmbytjeve dhe nuk pritet të ndryshojë deri vonë të shtunën.
Rreth 50 rrugë janë mbyllur për trafikun dhe 60 të tjera janë vendosur në mbikëqyrje Stuhia Bella ka sjellë brenda tre ditëve reshjet që zakonisht bien në një muaj e gjysmë.