Tronditet Serbia/ Shkrimtari serb fton Bidenin që të rrëzojë Vuçiqin

Evropë

Tronditet Serbia/ Shkrimtari serb fton Bidenin që të rrëzojë Vuçiqin

Më: 2 janar 2021 Në ora: 13:39
Biden

Marko Vidojkoviç, shkrimtar serb dhe pjesëmarrës në protesta në Beograd, në dëshirat e ndërrimit të moteve, primare ka bërë ftesën publike drejtuar presidentit Joe Biden që të rrëzojë presidentin Vuçiq, shkruan “Novosti”, që e quan të turpshme këtë deklaratë, transmeton “Bota Sot”.

Ai ndër tjera ka shkruar se Biden duhet të ndihmojë popullin serb të rrëzojë diktaturën e Vuçiqit.

“Në vitin 2021 pres që administrata e Bidenit të ndihmojë qytetarët e Serbisë që të rrëzohet diktatura e Vuçiqit, pasi vetë nuk po mundemi” ka shkruar ai.

Të përkujtojmë se Vidojkoviç në protestat e dështuara, shkruan “Novosti” që ka organizuar opozita në fillim të vitit 2020, ka qenë njëri ndër folësit ku ftoi në rrëzimin e presidentit Vuçiq.

Protestat dështuan ndërsa urrejtësit e deklaruar serb që punojnë kundër shtetit të vetë kanë vazhduar që të kenë dëshira të turpshme si kjo e Vidojkoviç, shkruan gazeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat